Vetëhelmohen dy vajza, shkak stresi nga provimet

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 12:30 | Nga

Dy vajza, njëra në Rrogozhinë e tjetra në Tiranë, kanë tentuar t’i japin fund jetës, duke pirë medikamente të ndryshme mjekësore, shkruan “Panorama”.

Fatmirësisht, ato janë diktuar në kohë nga familjarët, të cilët i kanë dërguar me urgjencë në spital, ku kanë arritur t’i shpëtojnë vdekjes dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Për të dyja ngjarjet shkak është bërë stresi i akumuluar nga provimet që kishin në shkollë. E para në gjimnaz dhe e dyta në universitet. Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se ngjarja e parë ka ndodhur në Rrogozhinë.

Një vajzë 17-vjeçare, me inicialet N.K., maturante, është vetëhelmuar, duke konsumuar disa medikamente mjekësore të së ëmës që përdorte për tensionin e lartë dhe ka përfunduar në spitalin e Kavajës në gjendje të rëndë.

Ndërhyrja në kohë e mjekëve ka bërë që vajza të shpëtojë dhe momentalisht ajo është jashtë rrezikut për jetën. Prindërit e vajzës kanë deklaruar në polici se ajo kohët e fundit ishte shumë e stresuar për shkak të provimeve që i afronin, por ishte edhe natyrë e mbyllur që nuk fliste me njeri.

Kjo, sipas tyre, mund të ketë sjellë si pasojë veprimin që ajo ndërmori, por që fatmirësisht u arrit që t’i jepej ndihma e parë në kohë. Duket se për të njëjtën arsye ka tentuar vetëvrasjen edhe 21-vjeçarja me iniciale F.I., banuese në zonën e Alliasit, në Tiranë.

Shkak edhe në këtë rast janë bërë provimet që studentja e Ekonomikut kishte për të dhënë. Sipas familjarëve, për shkak të ngarkesës që kishte në shkollë, vajza po kalonte një gjendje të rënduar psikologjike që për pak e çoi drejt vetëflijimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme