Vetëm 10 raste janë aktive aktualisht me koronavirus në komunën e Gjilanit, shkruan Gazeta Express.
Në njoftimin e komunës thuhet se aktualisht në pritje të rezultatit për Covid-19, janë 25 qytetarë.
Ndërsa, kundër koronavirusit, në Gjilan janë vaksinuar 5 mijë e 654 qytetarë.
“Deri më tani, në Komunën e Gjilanit janë vaksinuar 5.654 persona kundër koronavirusit, duk u bërë e ditur se procesi i vaksinimit po vijon pa vonesa dhe tollovi. Sipas njoftimit të Komunës, që nga fillimi i pandemisë, në Gjilan janë kryer 21.632 testime, ku prej tyre 6.439 kanë rezultuar pozitive. Aktualisht janë 6.283 pacientë të shëruar, 146 kanë vdekur dhe janë 10 raste aktive. Dy persona janë të hospitalizuar dhe 25 në pritje të rezultatit”, thuhet në njoftimin e komunës.