Vetëm 17% e grave në Kosovë kanë prona

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 16:29 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e BE-së në Kosovë ka lansuar raportin për gjendjen e grave dhe burrave në sektorë si bujqësia, ekonomia, mjedisi, drejtësia etj. Me këtë rast u informua mbështetja e BE-së për Qeverinë e Kosovës, veçanërisht lidhur me instrumentin për Programet IPA dhe dialogun politik.

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, thotë se ekziston mungesë e thellë e kuptimit të barazisë gjinore, raporton EkonomiaOnline.

“Rritja e barazisë gjinore në të gjitha marrëdhëniet e jashtme të BE-së, duke përfshirë edhe në Kosovë, janë prioritet i BE-së. Shpesh njerëzit mendojnë se barazia gjinore është diçka shtesë, që mund të adresohet pas sigurisë që është krijuar, pas trazirave politike dhe pas një zhvillimi ekonomik, megjithatë, këto pikëpamje tregojnë një mungesë të thellë të kuptimit të barazisë gjinore”, tha Apostolova.

“Zyra e BE-së në Kosovë i jep rëndësi shumë të veçantë barazisë gjinore, kontribuon në mbështetjen e grave në jetën publike dhe në vendimmarrje dhe në mekanizimin për mbrojtjen e grave viktima të dhunës. Pa dyshim, kjo analizë do të ndihmojë zyrën time që të vazhdoj të bëj, planifikoj aktivitete, dhe projekte, dizajnime. Politikave dhe të udhëheq vendime të politikave duke i marrë brenda llogarisë të situatës së grave dhe burrave në Kosovë”, tha ajo.

“Sot jemi këtu për të paraqitur vlerësimin e gjendjes së grave dhe burrave në Kosovë. Kjo analizë mundet dhe duhet të informoj edhe vendimmarrjen në politikë,  në institucionet e Kosovës për t’u siguruar që perspektiva gjinore është e përfshire në ligj, politikë, strategji etj”, tha ajo.

“Analiza gjinore e Kosovës zbulon disa pabarazi të rënda që ekzistojnë në Kosovë, duke përfshirë disa gra të përfshira në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, me nivel të ulët të punësimit përveç një numri të vogël të grave, pabarazi në qasjen e burimeve shtetërore për gratë dhe ende është e përhapur dhuna ndaj grave”, tha ajo.

“Ne shpresojmë që Analiza Gjinore në Kosovë do të informoj për punën e anëtarëve të stafit të BE-së, dhe gjithashtu Qeverinë e Kosovës, vendet anëtarë të BE-së, organizatat e shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë që të punojnë se bashku për të bërë më shumë për barazinë gjinore në Kosovë”, tha Apostolova.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, përgëzoi rrjetin e grave për hartimin e kësaj analize gjinore të Kosovës.

“Përgëzoj rrjetin e grave për hartimin e kësaj analize gjinore të Kosovës që do të na ndihmoj edhe neve grave të pakta në qeveri që jemi në pozita vendimmarrëse”, tha Hoxha.

”Një sfidë që e kam kuptuar më shumë si ministre është mungesa në zbatimin e pronësisë.”

Hoxha tha se duhet të rrisim më shumë pjesëmarrjen e gruas në shoqërinë tonë në përgjithësi, raporton EkonomiaOnline.

“Sot gratë në botë gëzojnë më shumë liri dhe të drejta.  Ka ende sfida por duhet të rrisim përfshirjen e gruas në të gjitha nivelet edhe pse është bërë tash që jemi 50% e popullatës, por nëse me te vërtet jemi kështu edhe qasja e gruas në vendimmarrje duhet te rritet më shpejtë, kemi rritje por është e ngadalshme, dhe duhet të punojmë me përshpejtu barazinë gjinore”, tha Hoxha.

Hoxha tha se kemi anembanë sotrje suksesi të grave të cilat na bëjnë të mburremi me to dhe po shtrojnë rrugën për gjeneratat e reja.

“Ju siguroj se ministria dhe si ministre e integrimit evropian dhe koordinatore e IPA do vazhdojmë për rritjen e harmonizimit gjinor përmes fondit të IPA-s, dhe përmes kësaj kemi bërë një model të suksesshëm të bashkëpunimit me gjithë aktoret relevant për aspektin gjinor, nëse e marrin këtë praktikë dhe e implementojmë edhe në politika tjera që të jetë komponent përbërës dhe obligativ barazia gjinore, atëherë ne do ecim më shpejtë”, tha Hoxha.

“Si ministre gjithmonë do të keni përkrahjen time”, përfundoi Hoxha.

Kryetarja e Bordit të Rrjetit të Grave në Kosovë, Arjana Qosaj-Mustafa tha se draftimi ka qenë proces mjaftë i gjatë.

“Për këtë analizë zyra e BE-së ka kontraktu Rrjetin e Grave të Kosovës, draftimi ka qenë proces i gjatë i analizës, shkrimit dhe konsultimeve me aktorët qe i kanë paraprirë këtij hulumtimi”, tha ajo.

Ajo tha se kjo analizë ofron informata mbi gjendjen aktuale të burrave dhe grave në sektor të ndryshëm si bujqësi, ekonomi, energji, mjedis, drejtësi etj.

“Ne shpresojmë që kjo analizë të përdoret edhe për programet e BE-së në Kosovë dhe dialogjet e ardhshme politike, po ashtu mund shërbej edhe për Qeverinë e Kosovës, donatorët, organizatat ndërkombëtare dhe aktorët lokal të shoqërisë. Mund ta përdorin për të informuar punën e tyre aktuale dhe të ardhshme lidhur me përparmin e barazisë gjinore në Kosovë”, tha ajo.

Zëvendës Avokat i Popullit, Mehdi Geci, tha se ky institucion ka një rol të rëndësishëm në luftimin e diskriminimit gjinor.

“Ne përpiqemi me luftu diskriminimin gjinor me marrjen e ankesave, mirëpo sipas mandatit dhe përgjegjësisë avokati mund te iniciojë raste kur marrim informata dhe konstatojmë që mund të ketë shkelje te të drejtave të njeriut”, tha Geci.

Nicole Famsworth, drejtore e programit dhe udhëheqëse e hulumtimit bëri prezantimin e gjetjeve të analizës gjinore.

“Qëllimi i raportit ka pas një qëllim, nuk është menduar të jetë zëvendësim për ndonjë dokument tjetër që ka statistika, por ka qenë raport i kërkuar nga BE për çdo zyre në botë për të informuar programet e tyre”, tha ajo.

“Në pronësi gratë kanë pak pasuri dhe sipas analizës del se  17%  e grave kanë prona, 95% e burrave janë dënuar për krime në Kosovë janë burra dhe interesantë është se 96% e fëmijëve të dënuar janë djem dhe kur flasim për korrupsion se pse ka më shumë gjasa se meshkujt të kryejnë krime dhe si mund të parandalojmë duke adresu rrënjën e problemit, si p.sh dhuna gjinore në familje faktorët që kontribuojnë janë të shumë por normat gjinore dhe fuqia janë që e bëjnë të mundshme“, tha ajo.

“Personat LGBT ende përballen me diskriminim dhe qasje të pabarabartë në të gjitha shërbimet në Kosovë, po ashtu edhe gratë dhe vajzat që mbajnë mbulesë janë ende të diskriminuara”, tha ajo.

Ajo tha se gratë në qeverisje dhe demokraci ende mbeten të përfshira më pak.

Të ngjashme