Vetëm 6 futbollistë janë të paprekur, Barcelona nxjerr në shitje të gjithë skuadrën

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është duke përgatitur një revolucion për sezonin e ardhshëm dhe thuajse e gjithë skuadra është nxjerrur në shitje, transmeton Gazeta Metro.


‘Marca’ shkruan se Barcelona është prekur mjaft shumë nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi dhe shumë futbollistë pritet të largohen.

Sipas mediumit spanjoll, vetëm Lionel Messi, Gerard Pique, Marc-Andre ter Stegen, Antoine Griezmann, Ansu Fati dhe Frenkie de Jong mbesin të paprekur.

Të lidhur me një largim gjatë verës janë futbollistët e njohur si Luis Suarez, Samuel Umtiti, Clement Lenglet, Jordi Alba dhe të tjerët.

Të ngjashme