Sa i përket zgjedhjeve në Veri, vetëm dorëheqja e kryetarëve apo skadimi i mandateve të tyre është në përputhje me Kushtetutën.
Sepse mandati i tyre, buron nga vota e sovranit qytetarit të Republikës dhe nuk mund asgjë ta rrëzojë vullnetin e sovranit në tavolinë me letra.
Çdo përpjekje qe me nënvlerësu sovranin, pra votuesin që me i rrëzu mandatet Kryetarëve të Komunuave në Veri, është shkelje e rëndë e Kushtetutës.
Vetëm dorêheqja e mandatarëve, pra të kryetarëve duhet të ndodhë nëse doni me i kry punët qysh duhet, Albin Kurti duhet me i bind dhe me ja u kerku dorëheqjen Kryetarëve të Partisë së tyre, e pas tij edhe partitë e tjera qe kanë Kryetar në Veri, për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve atje.
Edhe kerkesat e diplomatëve gjermanë se kjo punë i takon KQZ-së dhe duhet të ndodhë shpejt, kallxon se edhe diplomacia e tyre se ka pernime dhe se mesazhi i tyre eshte i kotë, apo antidemokratik, sepse rekomandon të shkelet kushtetuta… edhe ata ish dashtë ta kërkojnë dorëheqjen dhe mirëkuptimin politik, jo manovrat e dobëta në tavolina me letra qe prodhojnë vetëm shkelje kushtetuse dhe komplikim të mëtejshëm të procesit.
Por, jo. Albin Kurti vetëm po dëshiron me u dukë se po don me i organizu zgjedhjet në Veri, por duke e pshtjell punën, po blen kohë derisa të vijë koha e zgjedhjeve nacionale, që me u dukë para ‘militantëve’ të tij se e mbajti Veriun, nuk u dorëzua, pa marrë parasysh se Kryetaret e tij ishin të ngujuar e te strukur brenda mureve, që i veshin trenerkat mos me nirthtë nga i ftofti i Veriut, përfundi teshave kat.