Vetëm në Prishtinë, mbi 2,500 raste aktive me Covid-19

Prishtinë | 18 Sht 2021 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Numri i rasteve aktive në Prishtinë vazhdon të jetë i lartë. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, kryeqyteti kosovar ka 2,550 raste aktive.

Komuna e dytë pas Prishtinës me numrin më të madh të rasteve aktive është Prizreni me 1,096, ndërkaq e treta është Fushë-Kosova me 854 sosh.

Numri i rasteve aktive në nivel vendi është 12.464.

Gjatë 24 orëve të fundit në tërë Kosovën kanë vdekur 19 persona si pasojë e COVID-19 e janë shënuar 279 raste të reja të infektimeve.

Të ngjashme