Vetëm në Shkup janë mbi 1500 të infektuar me COVID-19

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Shifra alarmante raportojnë mediat vendase lidhur me të prekurit nga Coronavirus në Maqedoni.

Më shumë problem paraqet kryeqyteti, Shkupi, ku njoftohet se ka mbi 1500 të infektuar.

Në Maqedoni 2.735 raste me COVID-19 janë aktive, gjithsej 4.820 raste janë regjistruar që nga fillimi i epidemisë, ndërsa 222 persona kanë ndërruar jetë.

Rastet më shumë aktive ka në Shkup, përkatësisht 1.593. Sipas komunave në kryeqytet, që prej ditës së djeshme, shumica e tyre janë në:Çair – 352, Aerodrom – 127, Butel – 117, Gazi Babë – 128, Qendër – 123, Karposh – 108, Saraj – 109, Kisella Vodë – 82, Gjorçe Petrov – 63, Studeniçan – 75, Shuto Orizare – 54, Haraçinë – 44, Ilinden – 24, Petrovec – 12, Çuçe Sandev – 8, Sopisht – 11, Stranec – 4.

Të ngjashme