Komisionari i Policisë, Mike Bush, në një konferencë për media ka thënë se mendohet që në sulmin terrorist që ka ndodhur në dy xhami në Zelandën e Re, ishte i përfshirë vetëm një person.
Sipas BBC, ai ka thënë se Policia e Zelandës së Re nuk kishte parë për ndonjë provë që të shtyn të sugjerosh se kishte më shumë se një person të armatosur i cili ishte i përfshirë në këto sulme.
Australiani Brenton Tarrant, u arrestua dhe u paraqit në gjykatë sot me akuzë për vrasje.
Dy persona të tjerë u arrestuan – policia tha se po përpiqen të përcaktojnë nëse të dy ishin të përfshirë në sulme.