Maas: Sulmi në Zelandën e Re akt i tmerrshëm terrorist

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, ka reaguar lidhur me sulmin që ka ndodhur në Zelandën e Re.

Në sulmin në një xhami ku vdiqën 49 persona.

Kryediplomati gjerman e cilësoi këtë si “akt të tmerrshëm terrorist”.

Në mesazhin e tij thuhet:

“Nëse njerëzit vriten për shkak të besimit të tyre, atëherë është sulm mbi gjithë ne”, shkruan Ministri i Jashtëm Gjerman, përcjellë Klan Kosova.

Tutje Maas theksoi : ” Ne bashkëndiejmë me familjet e viktimave. Qëndro e fortë Zelandë e Re”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme