Vetëm një person i armatosur besohet të jetë i përfshirë në sulmin terrorist në Zelandë të Re

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Komisionari i Policisë, Mike Bush, në një konferencë për media ka thënë se mendohet që në sulmin terrorist që ka ndodhur në dy xhami në Zelandën e Re, ishte i përfshirë vetëm një person.

Sipas BBC, ai ka thënë se Policia e Zelandës së Re nuk kishte parë për ndonjë provë që të shtyn të sugjerosh se kishte më shumë se një person të armatosur i cili ishte i përfshirë në këto sulme.

Australiani Brenton Tarrant, u arrestua dhe u paraqit në gjykatë sot me akuzë për vrasje.

Dy persona të tjerë u arrestuan – policia tha se po përpiqen të përcaktojnë nëse të dy ishin të përfshirë në sulme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme