Ekonomia Online
FUNDIT

Vetëm tre zjarre aktive në Shqipëri

Vetëm tre zjarre aktive në Shqipëri

Aktualisht janë tre vatra zjarri aktive dhe dy nën monitorim në Shqipëri, raporton Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC. Ternovë, Bulqizë: shtatë efektivë të MZSH monitorojnë zonën për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit nga trungjet e thatë. Kulumri dhe Lumi i Trunit, Fushë-Arrëz: Zjarri është shuar, por 50 forca të Forcave të […]

Aktualisht janë tre vatra zjarri aktive dhe dy nën monitorim në Shqipëri, raporton Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC.

Ternovë, Bulqizë: shtatë efektivë të MZSH monitorojnë zonën për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit nga trungjet e thatë.

Kulumri dhe Lumi i Trunit, Fushë-Arrëz: Zjarri është shuar, por 50 forca të Forcave të Armatosura po punojnë për izolimin e cungjeve që vijojnë të digjen.

Mali i Bërzhitës, Ibë dhe Durisht: Vatra në terren të largët, pa rrezik për banesat ose zonën pyjore.

Damjan dhe Isufaj, Pezë-Helmë, Tiranë: Disa vatra të minimizuara po mbahen nën mbikëqyrje deri në fikje përfundimtare.

Parku Natyror Gërmenj, Leskovik: Situata e qetë pas ndërhyrjes së forcave dhe reshjeve të shiut.

Ministria e Mbrojtjes apelon qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të respektojnë masat për parandalimin e rreziqeve, raporton Tv Klan.

Të ngjashme