Vetëplagosje aksidentale

Prishtinë | 04 Jan 2017 | 12:26 | Nga

Në fshatin Obranqë të Podujevës ka ndodhur një plagosje aksidentale me armë zjarri.

Personi i plagosur është dërguar në QKUK për trajtim. Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona pasi që u janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me dy karikatorë, katër copë fishkë, një gëzhojë dhe dy thika.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit pasi është intervistuar është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme