Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përmes një komunikate për media kanë njoftuar se sot do të dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës kërkesën për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot më 14 gusht 2020, ora 15:00, Kuvendit të Kosovës do t’i bëjë dorëzimin e kërkesës për ndryshimin e ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë”, thuhet në njoftim.