Shoqatat e Veteranëve të Luftës në Kroaci, sot edhe publikisht njoftuan se nga diplomacia kroate dhe Qeveria kërkojnë pengimin e hapjes së kapitujve 23 dhe 24 për anëtarësimin e Serbisë në BE.
Përfaqësuesit e Shoqatave kroate të Veteranëve të Luftës sot mbajtën konferencë për media, përmes së cilës paralajmëruan qeverinë kroate se hapja e negociatave mbi kapitujt 23 dhe 24 të Serbisë nuk mund të jenë të suksesshme dhe të kërkojnë bllokimin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave nga ana e Serbisë.
“Në qoftë se tani negociatat janë të suksesshme dhe nuk kushtëzojnë përmbushjen e kërkesave, kjo kurrë më nuk do të ndodhë”, raportohet të kenë deklaruar ata. “Dhe nëse nuk ndodh kështu, atëherë”, sipas tyre, “konsiderohet si dështim i madh politik që shkon në dëm të veteranëve të luftës në Kroaci”.
Përfaqësuesi i Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ), Shoqatës së Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës, Joseph Gjakiq ka porositur se dëshiron të paralajmërojnë administratën publike se përmes negociatave i kanë mundësuar Serbisë të drejtën të hapë dy kapituj, edhe pse më parë kishin paralajmëruar për “provokime nga ana e Serbisë, për mos tërheqjen e tyre të ligjit për juridiksionin rajonal”.
Gjakiq gjithashtu paralajmëroi edhe për “tonin jo diplomatik të përfaqësuesve të Serbisë ndaj Kroacisë”.
“Bllokada tre mujore ishte e pamjaftueshme që të kuptojnë se çfarë kanë bërë. Këto pesë kritere, nga të cilat 50 janë në letër, duhet të plotësohen. Përndryshe, ne do të thërrasim diplomacinë tonë me emrin e vërtetë”, tha Gjakiç.
Përfaqësuesja e familjeve të të vrarëve, zhdukurve dhe të burgosurve, theksoi se nuk mund të pranojë se Kroacia i ka lejuar Serbisë hapjen e kapitujve 23 dhe 24.
Më tej theksohet se “Kroacia dje zyrtarisht lejoi Serbinë të heq përgjegjësinë nga vetja për Personat e Zhdukur”.
Gjuro Glogoshki nga Shoqata e Invalidëve të 100-përqindshëm të veteranëve të luftës, tha se të gjithë mbështesin mos hapjen e kapitujve në fjalë për Serbinë.
“Të gjithë ne qëndrojmë pas saj dhe qeveria nuk do të ketë mbështetjen tonë. Ne kërkojmë që Serbia të pranojë kushtet”, tha ai.