Deklarata e kryeministrit Ramush Haradinaj se në Dukagjin ka luftuar i madh e i vogël mund të gjejë mbështetje vetëm në listat e fryra, të konfirmuara nga Komisioni qeveritar për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së.
Jo vetëm në Dukagjin, por në gjithë Kosovën, sipas listave të tashme të veteranëve del që kanë luftuar trefish më shumë sesa dëshmitë e vetë protagonistëve kryesor, përfshirë edhe fëmijët 2-3 vjeçar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Komandantët e zonave operative të UÇK-së, që me të përfunduar lufta në vend se të mbajnë uniformën zgjodhën politikën, mbajnë përgjegjësinë që në favor të votave rritën artificialisht numrin e veteranëve.
Krerët e politikës e të institucioneve të drejtësisë u bënë ndërkohë bashkë për të “mbuluar” skandalin me veteranët. Të njëjtit sulmuan një prokuror, i cili për herë të parë kishte nisur hetimin e këtij procesi, me përmasa të një krimi të madh.