Republika e veteranëve

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 08:39 | Nga

Numri i veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në fund të muajit maj të këtij viti ka arritur në 37.460, nga 37.794 sa kanë qenë gjatë muajit të parë të këtij viti.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) shihet se numri i tyre po rritet nga dita në ditë. Nga fillimi i këtij viti e deri më tash në emër të pensioneve nga arka e shtetit ata kanë marrë 31 milionë e 500 mijë euro.

Numri i veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë duke marrë pensione nga buxheti i shtetit vazhdon të rritet nga dita në ditë, duke u bërë barrë serioze për buxhetin e varfër të shtetit tonë.

Për rritjen enorme të tyre para dy muajsh gjatë një interviste për gazetën “Zëri” pati alarmuar edhe shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, por pavarësisht asaj rritja nuk ka të ndalur.

Duke u bazuar në të dhëna zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) shihet se në fund të muajit maj të këtij viti numri i veteranëve ka arritur në 37.460, nga 37.794 sa kanë qenë gjatë muajit të parë të këtij vit.

Nga fillimi i këtij viti e deri më tash më emër të pensioneve nga arka e shtetit ata kanë marrë hiç më pak se 31 milionë e 500 mijë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme