Një grup i ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së janë shprehur të irrituar me listat me numër të madh të veteranëve.
Për këtë arsye, nesër do të protestojnë në sheshin “Skënderbeu” duke filluar nga ora 11:00, shkruan Indeksonline.
Kjo është ftesa e tyre:
“Ftojmë veteranët e vërtetë të protestojnë!
Më 10 .04 .2018 ora 11.00 që në Sheshin Skënderbeu të mblidhemi për të marrë vendime të duhura.
Duke i parë manipulimet dhe përfitimet me listat e veteranëve si dhe manipulimet me invalidët që janë duke i bërë sot, ftojmë të gjithë veteranët , invalidët si dhe të gjithë ata që ia duan të mirën këtij vendi që të na bashkohen në protestë për t’i drejtuar kërkesat tona:
1 Pastrimin e listave të veteranëve
2 Njohja e statutit të invalidit të gjithë atyre që si pasojë e luftës vuajnë nga sëmundjet e ndryshme
3 Shkarkimi i komisonit invalidor i tanishëm i cili luftëtarët e vërtetë po i konsideron si kriminelë dhe po jua refuzon njohjen kurse ata që i kanë blerë certifikatat me lekë po e kalojnë shkallën e invalidetit… të gjitha këto të këqija që po ju ndodhin tash e sa vite veteranëve krejt është faji i shoqatave dhe njerëzve të korruptuem brenda tyre…..
Qonu burra ngritne zanin…”, thuhet në thirrjen e tyre.