Veteranët e Shqipërisë dhe Kosovës do të rikthehen sot në fushë për të luajtur një miqësore me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Vëllazërorja mes dy ekipeve që kanë në përbërje ish-futbollistë të famshëm të dy përfaqësueseve, do të nga ora 11:30 në kompleksin “Olympic Park” në Durrës.
Në fund të ndeshjes do të dorëzohet edhe një trofe simbolik për ekipin fitues.
Kjo do jetë miqësorja e tretë për këtë e vit mes veteranëve të Shqipërisë dhe Kosovës.
E para u zhvillua më 16 shkurt 2021 në Prishtinë me rastin e Ditës seë Pavarësisë së Kosovës, ndërsa e dyta u luajt më 23 korrik 2021 po në Prishtinë me rastin e ditës së lindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.