Pensionet e rreth 10 mijë veteranëve të UÇK-së pritet të realizohen shumë shpejt.
Veteranët e luftës së UÇK-së pritet të marrin pensionin e tyre të plotë në fund të këtij muaji, kështu ka bërë të ditur kryetari i organizatës së veteranëve të UÇK-së Hysni Gucati.
Ndër të tjera Gucati tha se përveç pagës së plotë pritet të ju dalin edhe 120 euro të tjera borxh që u kanë mbetur.
Këtë zotim Gucatit ja pati dhënë kryeministri në detyrë Isa Mustafa gjatë takimi që patën realizuar muajin e kaluar, shkruan Gazeta Monitor.
“Kemi biseduar me Kryeministrin Isa Mustafën, ku ai ka premtuar se problemi lidhur me çështjen e pagave do të zgjidhet në fund të muajit, ku përveç pagës do të i qesin edhe 120 euro të tjera që na kanë mbetur borxh” ka thënë Gucati.