Veteranët të pakënaqur me të hollat për blerjen e protezave

Prishtinë | 29 Dhj 2016 | 08:14 | Nga

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se është i pakënaqur me mjetet që ka dhënë qeveria për invalidët dhe veteranët e luftës.

Qeriqi gjatë një lidhje direkte në Klan Kosova ka thënë se atij dhe invalidëve tjerë i nevojiten më shumë mjete pasi protezat kushtojnë më shumë.

“Gjendjen me shëndetësore nuk e kam të mirë dhe kam nevojë për protezë une dhe shumë invalid të tjerë”.

“Kësaj kategorie i duhen mjete ma shumë sepse kushtojnë shumë protezat”.

Qeriqi shpreson që Qeveria e Kosovës do të ndajë më shumë të holla për blerjen e protezave për invalidët e luftës së UÇK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme