Agim Pllashniku, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës me një aksion simbolik, duke mbajtur një jastëk me fotografinë e Faruk Mujkës, drejtor i Ndërmarrjes “Ibër Lepenci”. Ai e akuzon Mujkën për largim të padrejtë nga puna, pa asnjë paralajmërim apo vërejtje, raporton Ekonomia Online.
Pllashniku kërkon kthimin në punë brenda një muaji, përndryshe paralajmëron se do të zbulojë “shumë gjëra” për drejtorin. Ai gjithashtu e akuzon Mujkën për keqpërdorim të fondeve, duke pretenduar se “ka vjedhur 60 mijë euro” dhe se është liruar pas tre ditësh pa u përballur me drejtësinë.
“Ju duhet me u çu se krejt këto janë të tonat. Ai i ka vjedh 60 mijë euro dhe shteti e ka lëshu pas tre dite. Ku keni pa pa u kry gjyqi të hënën me u bë drejtor? A mua si veteran asnjë vërejtje nuk e kam, që kam punu me nder dhe respekt dhe e kam ruajtë Ibër Lepencin.”