Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë dije se Bashkim Gashi nga Suhareka, deri më tani e ka refuzuar ftesën e Gjykatës Speciale.
“Meqenëse Gashi ishte tek ne në zyrë, dhe ftesa i është ofruar për datën 24 shtator 2019, por nuk e ka pranuar pa sqarime shtesë, ne si OVL UÇK, i sugjerojmë që ta pranoj ftesën e ardhshme dhe të mos krijoj presedan për të tjerët”, thuhet në njofimin e organizatës së veteranëve