Burime të portalit Indeksonline mësojnë se gjatë natës së mbrëmshme në Burgun e Dubravës ka ndodhur një vetëvrasje
Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore i moshës rreth 30 vjeçare. Sipas po të njëjtave burime, personi në fjalë kishte provuar të kryente vetëvrasje edhe tri herë të tjera por ishte parandaluar nga stafi i burgit.
Mësohet po ashtu se i ndjeri qe një muaj ishte duke u trajtuar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike brenda QKUK-së në Prishtinë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ende nuk ka dhënë informata zyrtare ndërsa policia dhe mjekësia ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të konstatuar rrethanat e rastit.