Ka përfunduar takimi ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës pa marrëveshje për koalicion bashkëqeverisës.
Menjëherë pas takimit me qëndrim ka dalë LDK-ja poashtu edhe Lëvizja Vetëvendosje.
VV-ja njofton se Mustafa dhe Kurti do t’i shpeshtojnë takimet deri në arritjen e marrëveshjes.
“Kryetari Kurti u takua sot në Kuvendin e Kosovës me kryetarin Isa Mustafa. Ata do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Se takimet mes krerëve të LDK-së dhe VV-së do të intensifikohen e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.