Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë së kuvendit ku u vendos për shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht, janë 19 deputetë të VV-së që kanë deponuar nënshkrimet e tyre në Kuvend.
Kjo është bërë e ditur nga zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani përmes një shkrimi në Facebook.
Ai ka thënë se këto nënshkrime janë dorëzuar konform dakordimit në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Kuvendit.
Ndryshe, pas caktimit të datës 22 gusht për shpërbërjen e e Kuvendit, partia e udhëhequr nga Albin Kurti ka dalë kundër caktimit të kësaj date.
Ata kanë thënë se data për shpërndarjen e Kuvendit do të mund të vendosej edhe më herët dhe jo 22 gushti.