Deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, ka thënë se deklarata e Boiken Abazit, sekretarit për marrëdhënie me jashtë i VV-së, ka mundur të nxirret nga kontesti.
Kurteshi ka thënë se ka qenë tërë ditën nëpër takime dhe nuk e dinë saktë çka ka thënë, por ai ka këmbëngulur se është keqinterpretuar Abazi.
“Me të thanë të drejtën tërë ditën kam qenë në komision dhe nuk e kam dëgjuar. Ka mundur të jetë ndonjë keqinterpretim prej jush, po sidoqoftë, nuk e di çka ka ndodhë, por kjo nuk mund të jetë absolutisht e Vetëvendosjes, por as e zotit Abazi”, ka thënë Kurteshi për lajmi.net pasditën e së martës.
Kurteshi nuk ka mundur të besoi se Abazi ka thënë se “ai që është për shtetin e Kosovës e ka babë Serbinë”.
Krejt në fund Kurteshi ka thënë se kjo deklaratë nuk mund të jetë qëndrim i Vetëvendosjes.
“Nuk po besoj që ka mundur të thotë diçka të tillë Abazi, tash në kontest qysh e ka thënë, por s’besoj ashtu që e ka thënë, por sigurisht që kjo nuk është qëndrim i Vetëvendosjes”, ka theksuar Kurteshi.
Sot gjatë ditës, Boiken Abazi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kush është për shtetin e Kosovës e ka babë Serbinë, duke bërë që të ketë reagime të shumta të opinionistëve dhe njerëzve të politikës.
Deri më tani partia që i takon Abazi, Vetëvendosje, nuk ka dalur me ndonjë qëndrim zyrtar.