Opozita ka thirrur seancë të jashtëzakonshme – debat mbi vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Rregullatorit (ZRrE) për ngritjen enorme të çmimit të rrymës.
Por sipas një fotografie të publikuar nga deputetja Eliza Hoxha, deputetët e Vetëvendosjes e kanë braktisur debatin.
“Pozita dhe me qeveria nuk janë në sallë gjë që tregon për ikje nga përgjegjësia në njërën anë dhe për sinkronizim të plotë midis ZRRE-së dhe Qeverisë”, ka shkruar Hoxha në faqen e saj në Facebook.
“Braktisja e debatit në Kuvend mbi rritjen e çmimit të rrymës është braktisje e qytetarit”.
“Kaq për për një subjekt që thirrej në barazi e në popull”, ka theksuar deputetja e PDK-së.
Depuetët e Vetëvendosjes kanë ardhur me vonesë në seancë. Shefja e GP, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se deputetët e tyre kanë qenë të informuar me vonesë për seancën e jashtëzakonshme.