Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur fitore tërheqjen e demarkacionit nga rendi i ditës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Albin Kurti deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ju ka drejtuar protestuesve duke i uruar ata për tërheqjen e demarkacionit.
“Sot keni fituar ju. Urime fitorja! Në parlament më shumë është dëgjuar zëri juaj se i deputetëve. Ju falënderoj juve, ekspertët nga Kosova e Shqipëria që na kanë dëshmuar të gjithëve me fakte. Falenderoj shokët e shoqet tona që janë në burg. Sot kemi korrur një fitore historike”
“Ne kërkojmë lirimin e të burgosurve tanë politike dhe rrëzimin e kësaj qeverie..”, ka thënë Kurti.
Dardan Sejdiu, nënkryetar i komunës së Prishtinës dhe anëtar i Vetëvendosjes, ka thënë se do të qëndrojnë derisa të sigurohen se marrëveshja për demarkacionin nuk kalon.
“Protestat tona shkarkuan Jabllanoviqin, protesta tona ndalen Mitrovicën, dhe ne do të vazhdojmë ta rrëzojmë demarkacionin. Do të vazhdojmë të qëndrojmë derisa të sigurohemi se marrëveshja nuk do të kalojë”, ka thënë Sejdiu.
“këtë fitore ua dedikoj atyre qytetarëve, aktivistëve që nuk kursyen asgjë nga vetja dhe që janë ende në burg nga Klani printo”, ka theksuar ai.
Rezistenca e qytetarëve, e lëvizjes, e deputetëve e ndali ratifikimin e marrëveshjes”, ka thënë ai.