Vetëvendosje: E ritheksojmë, jemi kundër themelimit te Asociacionit

Prishtinë | 30 Jan 2023 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes, Sekretari Organizativ, Alim Rama dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku kanë takurar drejtorin e FES që pritet sot të prezantojë një draft-statut për Asociacionin. ‘

Në këtë takim, Rama e Çeku e kanë përsëritur edhe një herë qëndrimin kundër themelimit të Asociacionit njëetnik.

“Veç tjerash në këtë takim ritheksuam qëndrimin e LV kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshje tjetër mbi baza etnike.”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Më tej, aty thuhet se Kosova ka një sistemin më të mirë në botë për mbrojtjen e komuniteteve joshumicë.

“Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë, brenda kornizave ligjore/kushtetuese.” – thuhet në njoftimi.

Gjithashtu, ata i kanë kërkuar FES-it që të bëjë një studim krahasimor mes respektimi të të drejtave në Kosovë me vendet e rajonit dhe Serbinë.

“Po ashtu, ftuam FES, që të bëjnë një studim krahasimor për respektimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë dhe në vendet e tjera përfshirë Serbinë.” – njofton VV-ja.

Sipas LVV-së, “Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë, brenda kornizave ligjore/kushtetuese”.

Ndërkaq, kanë kërkuar nga FES që të bëjnë një studim krahasimor për respektimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë dhe në vendet e tjera përfshirë Serbinë.

Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES), të hënën në Prishtinë prezanton një draft-statut për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES).

“Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë do të prezantojë dhe diskutojë rezultatin e punës sonë për një draft statut për një “Asociacion të Komunave në Republikën e Kosovës në të cilën komuniteti serb i Kosovës është shumicë”, të hartuar në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP)”.

Prezenca e kësaj zyre në Kosovë është tash e 23 vite, qëllimi i saj është që të kontribuoj në diskutime publike dhe politikëbërje për shumë çështje të ndryshme politike, ekonomike dhe sociale.

Të ngjashme