Zgjedhja e presidentit është një nga çështjet “më të nxehta” politike të momentit.
Arbëresha Kryeziu, anëtare e kryesisë së Vetëvendosjes, u shpreh në Euronews Albania se kjo forcë politike po punon që të arrihen votat për zgjedhjen e presidentit të ri, që mund të jetë Vjosa Osmani.
“Ne si Lëvizje Vetëvendosje dhe si Grup Parlamentar bashkë edhe me anëtarë të tjerë të organeve të Lëvizjes po punojnë që të arrijmë votat që do të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës”, u shpreh ajo.
Zonja Kryeziu sqaroi më tej se ende nuk ka një afat se kur do të zhvillohet seanca plenare për zgjedhjen e presidentit, por tha se kjo datë nuk do të jetë e largët.
Sa i përket qëndrimit të Listës Serbe, Kryeziu tha se “ne nuk presim që ata të vijnë në sallë dhe të na bëjnë të mundur korumin”.