Lëvizja Vetëvendosje ka filluar sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit në sallën sportive “Minatori” në Mitrovicë.
Të pranishëm në këtë ceremoni janë Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga kjo parti dhe kandidatët për deputet dhe përkrahësit e këtij subjekti.
Faruk Mujka, kandidati për deputet nga kjo parti është ai i pari i cili e filloi fushatën, ai deklaroi se ndjehet i lumtur që është përball të gjithëve që i quan dashamirës.
“Ju faleminderit për mikpritjen. Jemi në këtë tubim në Mitrovicën e lënë pas dore, në Mitrovicën bujare e cila është në harresë. Jemi në Mitrovicën e Isa Boletinit, Meh Ukës, Artim Jasharit, Fetime Hetemi dhe shumë burrave dhe grave të cilët dhanë jetën për liri”.
“Në Mitrovicën e minatorëve të Trepçës të cilët dikur e ndërtuan Kosovën, por tani atyre nuk mundeni t’ua sigurojmë pagat në krahasim me punën që kanë”.