Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar partitë tjera që të diskutojnë për zhvillimet në vend, ndër të tjera edhe për çështjen e presidentit.
Vetëvendosje ka propozuar Vjosa Osmanin për presidente, derisa nga kjo parti të enjten kanë paralajmëruar një takim me subjektet politike.
Por as VV-ja e as subjektet tjera në vend s’kanë pranuar të flasin për letrën të cilën ua ka dërguar të enjten. Nuk dihet se për çfarë date i ka ftuar në diskutim Vetëvendosje partitë tjera, raporton Koha.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani, që u largua nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në listën e VV-së mori mbi 300 mijë vota.
VV-ja fitoi 58 ulëse sipas rezultateve përfundimtare.