Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë donacion me libra dhe gazeta të arkivuara prej vitit 2011 deri në vitin 2016 bibliotekës së re “Hivzi Sylejmani” në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Asamblistja nga Lëvizja Vetëvendosje Hatixhe Hoxha tha se “kemi ardhur këtu për t’i uruar bibliotekës punë të mbarë, dhe për të sjellë një numër të gazetave të arkivuara për disa vite, prej vitit 2011 deri në vitin 2016, kemi sjellë edhe një numër të librave”.
Ajo bëri apel edhe nga qytetarët që të dhurojnë libra për t’i ndihmuar bibliotekës.
Ndërsa, shefja e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” Fatime Mehmetaj, e mirëpriti këtë donacion nga VV-ja duke theksuar se pas kalimit në objektin e ri, ka vende të mjaftueshme për ruajtjen e tyre.
“Sot ky material që u soll sot nga Vetëvendosje është i mirëseardhur, dhe të gjithë ata që duan të sjellin libra janë të mirëseardhur për të sjellë materiale të vlefshme, posaçërisht tani që ka hapësirë të mjaftueshme për ruajtjen e konservimit të tyre”.
Se a e përkrah komuna e Prishtinës Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, me furnizim të librave, Mehmetaj tha se çdo vit nga komuna kemi një përkrahje të madhe për furnizimin bibliotekës me tituj të ri që prek shumën deri në 50 mijë euro në vit.
Ndërsa, pas hapjes së objektit të ri interesimi i lexuesve është rritur.