Kandidati i VV-së Ismail Kurteshi ka thënë se Vetëvendosje ka fituar edhe në fshatin e Lufti Hazirit në Llovcë të Komunës së Gjilanit. I entuziazmuar, Kurteshi ka thënë se Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet edhe në nivel vendi duke theksuar se tani do të fillojë qeverisja pa korrupsion.
Ai kë bërë me dije se nuk janë të befasuar me rezultatet, pasi siç ka treguar ai këtë edhe e kanë pritur. Deri me tash, sipas rezultateve të Dnv, Vetëvendosje është renditur e dyta, duke lënë kështu LDK të tretën.