Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që Kadri Veseli të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Ajo në një prononcim për medie ka thënë se kanë shkuar vet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit pasi ata nuk janë ftuar.
Sipas Haxhiut, Kryesia ka marrë vendim për përjashtimin edhe të ndonjë deputeti tjetër.
“Unë nuk mbaj mend ndonjë vendim të keq për vendin ku LDK dhe PDK nuk janë bashkë pra siç duket LDK-ja është i vetmi subjek politik. Ne sapo hymë në këtë mbledhje të kryesisë hymë të paftuar sepse nuk na kanë ftuar dhe u bënë kinse nuk dimë”.
“Me gjasë paskan marrë vendim për me përjashtu edhe dikë tjetër. Duhet të theksoj faktin se për neve është e papranueshme që Kadri Veslei të jetë kryetar i Kuvendit, ky njeri nuk e meriton që jetë në krye të Kuvendit”.
“Ne kemi ardhur për t’i thënë që të dorëhiqet”.