Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Thaçit, Pacollit dhe Haradinajt, i fajëson për Interpolin

Prishtinë | 20 Nën 2018 | 16:00 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie, pas dështimit të Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Deputetët e kësaj partie, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla, thanë se kjo është luftë e madhe që po organizon Serbia në arenën ndërkombëtare dhe kjo sipas tyre nuk është befasi.

Sveçla, tha se problemi qëndron tek takimi i presidentit Thaçi dhe ai serb derisa kërkoi që organet kompetente të shkarkojnë nga pozita të parin e vendit.

“Në njërën anë Qeveria, ka lobuar në këtë organizatë, mirëpo hipokrizia qëndron në takimin Thaçi- Vuçiq. Thaçi vazhdon të vrapojë pas pazareve. Si është e mundur Thaçi të shkojë të takohet pa asnjë kusht. Ky vetëm do të shpëtojë veten. Ai e ka zgjedhur rrugën e tij, por nuk duhet ta marrë Kosovën me vete. Kuvendi dhe qeveria duhet t’ia marrin menjëherë mandatin, pa legjitimitet dhe pa kompetenca dhe të vëjë reciprocitet politik e ekonomik me Serbinë, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Deputetja, Albulena haxhiu, tha se Thaçi, Pacolli dhe Haradinaj duhet të japin dorëheqje derisa theksoi se arsyetimi i tyre për lobim për anëtarësimin e Kosovës ka qenë mashtrim.

Ajo ka thënë se mos anëtarësimi në Interpol, sjell pasoja edhe në drejtësi, teksa tha se ky është gëzim për serbët.

Haxhiu tha se do të kërkojnë dorëheqjen e tyre edhe në seancën që do të mbahet të enjten.

“Pazaret territoriale të Thaçit me Vuçiqin, që kulmuan me Putinin kanë shkaktuar konfuzion për shtetet për njohjen tonë. Gjithnjë e më pak të tjerët po na marrin seriozisht sepse Presidenti nuk po e merr seriozisht shtetin tonë. Pasojat e dështimit për tu anëtarësuar në Interpol janë më të mëdha në rrafsh tjetër. Mijëra kriminelë të luftës sot në Serbi po festojnë. Tash dështimi në drejtësi u bë me dështimin në Dubai”, tha Haxhiu, raporton EO.

Ajo thotë se liderët kryesorë në vend pas kësaj ndodhie duhet të japin dorëheqje.

“Viti 2018 po bëhet vit prapa për Kosovën. Këta duhet të lëshohen nga ato pozita sepse po i kushtojnë shumë Republikës së Kosovës, të tashmes dhe të ardhmes. E vetja si mund ta ndihmojnë Kosovën,është të japin dorëheqje. Të gjithë do gëzoheshin sonte nëse, Thaçi, Pacolli e Haradinaj të jepnin dorëheqje”.

Të ngjashme