Lëvizja Vetëvendosje thotë se e-maili zyrtar i KQZ-së është bllokuar dhe mërgimtarët nuk po mund të regjistrohen.
“Kjo neglizhencë është nëpërkëmbje e mërgimtarëve”, thotë Dardan Molliqaj, sekretar i përgjithshëm i këtij subjekti politik.
Ai ka kërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të japë një afat shtesë për këtë regjistrim.
“Votimi është e drejta e tyre që duhet realizuar”, thekson VV.