Ka filluar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga presidenti, raporton Ekonomia Online.
Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se janë mbi 37 asamblist që ende po presin emërimin për anëtar në KËZ nga presidenti qe ky i fundit ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.
“LVV dhe LDK siç parashikohet me Kushtetutën për zgjedhje me 17 prill 2018 kishim dorëzuar emërimet për anëtar të KQZ-së, presidenti ka kërkuar dokumentacion shtesë dhe pa kurrfarë shpjegimi kishte pezulluar procedurën e nominimit. Me këtë veprim kundër kushtetues është dëmtuar vullneti politik i qytetarëve dhe procesit demokratik, me këto veprime janë pamundësuar shumë projekte të KQZ-së, janë penguar iniciativa ndërkombëtare dhe janë bllokuar shumë detyrime tjera ligjore që janë në kompetencën e KQZ”, tha Kurteshi.
“…Kërkojmë që emërimi të bëhet pa asnjë vonesë sipas kushtetutës së Kosovës, ligjeve dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetutës, ju ftoj që në fund të seancës të votoni rezolutën me kërkesën e vetme që do mundësonte emërimin e anëtarëve të KQZ-së”, tha Kurteshi.