Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht ka ndarë edhe asamblistët në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Kështu nga sot, asamblistët e dalë nga LVV-ja, janë 7 me numër, 9 të tjerë kanë mbetur në Grupin Parlamentar të LVV-së, dhe një asambliste ka zgjedhur të mbetet si e pavarur.
Prandaj, ata më nuk janë Grupi më i madh Parlamentar në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Tani, grupi më i madh parlamentar, është ai i LDK-së, me 15 asamblistë.
Në Grupin e Pavarur të asamblistëve në KK të Prishtinës, të cilët kanë dalë nga ai i LVV-së janë: Adrian Berisha, Bashkim Beha, Drilon Pireva, Genc Sherifi, Mimoza Sylejmani, Nol Nushi, Qëndrim Sahiti, Vala Peshku dhe Visare Gorani. Këta tani e tutje janë vetë-emërtuar si, Grupi i Pavarur i asamblistëve në KK të Prishtinës.
Ndërsa, në GP të LVV-së janë: Mirsad Vitija, Qëndrim Sahiti, Eman Rrahmani, Vjosa Hamiti, Milot Podvorica, Egzon Azemi, Besnik Mujeci, Leonora Shabani, kurse asamblistja, Valbora Petrovci ka dalë si e pavarur, duke mos u pozicionuar me asnjërin nga grupet, që u krijuan sot pas ndarjes nga grupi i përbashkët i deritashëm i LVV-së.