Në Lëvizjen Vetëvendosje ka shkaktuar pakënaqësi takimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, dhe kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti.
Për këtë ka reaguar, zyrtari për media në këtë parti, Arlind Manxhuka, që ka shkruar përmes Facebook-ut, se për dallim nga LDK-ja, Vetëvendosja nuk i takon udhëheqësit dhe patericat e PAN-it.
“Për dallim nga LDK Lëvizja nuk i takon udhëheqësit dhe patericat e PAN-it. Bravo VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Manxhuka.