Për nder të festave të 28 nëntorit, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një sërë aktivitetesh.
Vetëvendosje aktivitetet i ka filluar me homazhe tek kompleksi Memorial “Adem Jashari”, për të vazhduar me nderime tek shtatoret e dëshmorëve “Ismail Qemaili”, raporton Ekonomia Online.
Pas këtyre nderimeve, Vetëvendosje ka bërë edhe homazhe te varrezat e dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.Për t’i vazhduar homazhet tek varret e Astrit e Arbnor Deharit.
Me këtë rast, deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca përmendi simbolikat e kësaj feste.
“Shfrytëzojmë rastin të ua urojmë këtë festë të madhe për kombin shqiptarë, është dita e flamurit kjo ditë ka simbolika të shumta, lidhet me historinë mesjetare të shqiptarëve por edhe me historinë ma të re të luftës në Kosovë edhe me ditëlindjen e komandantit Adem Jasharit. Këto janë simbolikat e shumfishta dhe është pika që e mban lidhur popullin tonë dhe do të përkujtohet sa të ketë komb shqiptar”, tha Konjufca.