Vetëvendosje paralajmëron braktisjen e koalicionit qeverisës

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Ende pa i mbushur 1 vit në krye të qeverisjes komunale të Kamenicës, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar tërheqjen nga qeverisja me kryetarin Qendror Kastrati, nga radhët e PSD-së.

Shkak për këtë është bërë kërkesa e Kastratit për dorëheqjen e drejtoreshës për arsim, Ismete Thaçi (VV). Ai e ka akuzuar drejtoreshën Thaçi për menaxhim jo të mirë në këtë sektor dhe në rast të mosofrimit të dorëheqjes ka thanë se do ta shkarkojë, shkruan sot Koha Ditore.

Por drejtoresha e arsimit, Thaçi, ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje nga pozita që ushtron dhe as nuk do të pranojë të shkarkohet.

Në Degën e VV-së në Kamenicë thonë se janë duke shqyrtuar përfundimisht shkëputjen nga qeverisja komunale.

Kryetari i Degës së VV-së në Komunën e Kamenicës, Bajram Mavriqi, thotë se ata nuk janë në gjendje të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisjes komunale ngase kryetari i kësaj komune nuk është duke respektuar interesin e banorëve të kësaj komune. Sipas tij, kryetari i Komunës kishte fituar besimin e qytetarëve ngase ishte pjesë e Vetëvendosjes, mirëpo, sipas tij, këtë besim e ka tradhtuar me kalimin në një subjekt tjetër politik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme