Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rinë Zhitia, ka paralajmëruar që ditëve në vijim do të ketë prova për protesta me 1.500 persona në sheshin e Prishtinës.
Sipas saj, protesta është e drejtë, ani pse jemi në kohë pandemie dhe distanca sociale është më se e domosdoshme.
‘’Pas kërkesave dhe shqetësimit të qytetarëve që protesta mund t’iu mungoj zhvillimeve politike në vend, për shkak të kufizimeve rreth pandemisë, ne si qytetarë, në formë të kujdesshme e të kufizuar me 500 vetë, bëmë provën e parë të suksesshme të mbajtjes së një proteste”, ka thënë Zhitia.
“Ditëve në vijim do ta bëjmë një provë me 1500 vetë. Protesta është e drejtë esenciale në një shoqëri demokratike, dhe mbarëvajtjen e saj në kuptimin e organizimit nganjëherë duhet ta garantojmë vet ne qytetarët. Distancë, disiplinë dhe kujdes.’’, ka shkruar ajo në Facebook.
Sot, aktivistë të VV’së bënë prova me 500 vetë