Vetëvendosje përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti thotë se mërgata është shpresa e tyre

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 22:06 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin përmbyllës zgjedhor në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, EkonomiaOnline.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, theksoi se Lëvizja Vetëvendosje është si një lum pa brigje, e cila na kontrollon të gjithë neve.

Kurti deklaroi se qeverisjen e re e pret një gjendje e rëndë, pasi qytetarët janë lodhur nga mashtrimet e qeverive tash e sa vite.

Ai me tej tha se Qeveria Kurti do të jetë qeveri e arsimit dhe e dijes.

Kurti deklaroi se mërgata është ndërgjegje e tyre, për të cilën qeveria e udhëhequr nga ai do ta heqë haraçin në kufi.

“Mërgata jonë është ndërgjegjja jonë që nuk flenë kurrë, është mendja dhe zemra jonë si dhe motori ekonomik. Qeveria heq haraçin në kufi dhe siguron rimëkëmbjen e shkollës shqipe me arsimtarët në të mirë të gjuhës. Do të ofroj bursa për studime dhe punë për një anëtarë të familjes. Do të filloj dialogun nga pakicat, do të jetë parimor e simetrik e i organizuar mirë. Konteksti ynë nuk do të shtrohet me pyetjen se cilin është çmimi i Kosovës me Serbinë por cili është borxhi. Kam ardhur këtu pa borxhe dhe nuk kam asnjë tatim shtetit përveç juve që ju kam borxh që do të ju shërbej gjithmonë ku doni ju. Si kryeministër do të bashkojë të gjithë qytetarët, do të ia shtrijë dorën opozitës se ardhme për të mbrojtur integritetin territorial”, u shpreh Kurti.

Kryetari i degës së VVsë, në Prishtinë, Arben Vitia, tha se një qeveri e mbarë do të jetë vetëm në krye me Albin Kurtin kryeministër.

“Janë edhe dy ditë para se të vendosim për të ardhmen tonë. Vendim përfundimtar për të ardhmen e shtetit. Ne kemi vlera si gjithë të tjerët. Popujt ndryshojnë nga numri dhe jo virtytet. Drejtohuni nga e mbara te luftojmë të drejtën. Ta kemi një qeveri me një kryeministër të mbarë. Me Albinin me Vetëvendosjen erdh dita me 126”, tha ai.

Kandidatja për deputete nga VV, Albulena Haxhiu, tha se në këtë shesh kemi rezistuar së bashku ashtu siç tha ajo se këtu po fillon fitorja e Vetëvendosjes.

“Pamje madhështore e mrekullueshme. Dritë në mes të kësaj mbrëmje. Qytetarë na i ngrohët zemrat e na e bëtë qartë mbështetjen. Përkrahje e pafund ashtu siç nuk po i dihet fundi sheshit të Kosovës. Në këtë shesh kemi qëndruar me ju, kemi rezistuar bashkë, nga këtu e duam fitoren e VV.  Ta ngrisim në këmbë dritën që na e shuan, sepse është detyrë dhe dëshmi e jonë për fëmijët tanë. Mbështetja për Lëvizjen është zgjidhja, rruga, shansi dhe dinjitetin zhvillimi vjen vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin kryeministër. Qeveria Kurti me Kosovën dhe qytetarët do të hap kapitullin e ri për mbarësi”, ka thënë Haxhiu.

Kandidati për deputetë, Glauk Konjufca, tha se ka ardhur dita për t’i  dhënë fund “krimit e PAN hajnisë”.

Sipas Konjufcës, ilaçi për Kosovën është numri 126, nën udhëheqjen e Albin Kurtit.

“Ju jeni ata të cilët nuk lodheni as në borë e shi, ju jeni zemra e Vetëvendosjes. Lista e deputetëve është lista fitimtare. Qytetarët tanë e kanë një arsye për të qenë të pakënaqur me gjendjen në të cilën ndodhen, mirëpo erdhi dita me Albinin na prinë e mbara. Erdhi dita për drejtësi, e kjo do të thotë erdhi fundi i krimit, erdhi dita për arsim, largimi i injorancës. Erdhi dita për shëndetësi, largimi i PAN hajnisë. Populli e ka ditë që me hajna nuk ka shtet, ilaçi për Kosovën e ka numrin 126. E emrin ilaç e ka Vetëvendosje”, tha Konjufca.

Në këtë tubim të Lëvizjes Vetëvendosje, tek të pranishmit nuk është parë askund flamuri i Kosovës e as nuk u intonua himni i Kosovës.

Në fillim të hapjes të tubimit, u intonua himni shqiptar, por jo ai i Kosovës.

Të ngjashme