Vetëvendosje: Rruga Prishtinë-Podujevë drejt përfundimit, u vonua, por u bë pa haraç e kurdisje

Prishtinë | 18 Tet 2024 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një postim lidhur me rrugën Prishtinë-Podujevë e cila ende s’ka përfunduar. Sipas partisë në pushtet përfundimi i këtij projekti është afër, ndonëse e pranojnë se projekti është vonuar.

Partia që drejton Kurti shkruan se projektet e infrastrukturës janë vonuar, por sipas tyre janë bërë pa haraç e pa kurdisje tenderësh.

“Na kanë vonuar, por projektet tona janë pa keqpërdorime dhe devijime, pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë”, ka shkruar LVV.

Postimi i plotë:

Rruga Prishtinë-Podujevë drejt përfundimit

Kjo rrugë që lidhë jo vetëm Prishtinën me Podujevën, por edhe gjithë mërgatën me shtëpitë e tyre po shkon drejt përfundimit.

‘’Ky projekt i rëndësishëm, që lidhë jo vetëm Podujevën me Kryeqytetin, por edhe gjithë mërgimtarët me shtëpitë e tyre, po përparon dukshëm. Na kanë vonuar punët e mbrapshta, por nuk na kanë ndalur’’, ka njoftuar ministri Liburn Aliu.

Kujtojmë se me ardhjen e Qeverisë Kurti janë gjetur në infrastrukturë 182 milionë euro borxhe të shpronësimeve, ndërkaq buxheti i gjetur që ka qenë i planifikuar për kthimin e këtij borxhi ka qenë vetëm 2 milionë.

Vetëm në aksin Kijevë-Zahaq të rrugës Prishtinë – Pejë ishte planifikuar një plaçkitje e madhe e buxhetit të vendit. 240 milionë euro do t’i kushtonte Kosovës hajnia në emër të ndërtimit e shpronësimit.

Na kanë vonuar, por projektet tona janë pa keqpërdorime dhe devijime, pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë.

Të ngjashme