Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu, ka ripërsëritur qëndrimin e kësaj partie për shkarkimin nga pozita e zëvendëskryeministrit të Driton Selmanajt, raporton Ekonomia Online.
Aliu, ka thënë se deklarimet e Selmanajt janë të papranueshme dhe tregojnë mungesë respekti për viktimat e luftës.
Sipas tij, deklaratat e Selmanajt dëmtojnë në mënyrë pozicionin shtetëror të Kosovës.
“Qëndrimet e Selmanajt janë përtej qëndrimit tonë për institucionet, përtej marrëdhënies tonë me atë që e quajmë qeveria Hoti se pse çështja e të pagjeturve është dhimbje që prek çdo qytetar të kësaj Republike, përbën shtyllë indentitare të shtetit dhe nuk është çështje politike”.
“Qytetarët me të drejtë janë të lënduar me këto qëndrime pikërisht në këtë kohë negocimi me Serbinë. I apostrofuari këtu në Kuvend nuk është i mirëseardhur dhe ky është qëndrimi ynë”.
“Në solidarizim me familjarët e viktimave, presim që të njëjtin ta shkarkojnë nga pozicioni që e mban”.