Lëvizja Vetëvendosje nuk sheh ndonjë punë, zhvillim a përparim në Kosovë sa për të uruar vitin 2018.
Në një konferencë për media, nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, tha se ky vit mund të mbahet mend me vrapin e kryeministrit a me ecjen në male të presidentit, por jo edhe me ndonjë zhvillim, raporton KTV.
Dështimet e njëpasnjëshme të Qeverisë, sipas tij, kanë ulur pritjet te qytetarët.
Papunësia, migrimi e shumë çarje të tjera në vend, tashmë e kanë bërë imun qytetarin për vitin 2019, thotë Bislimi.
Këtë vit, zemrat e qytetarëve i ka ngrohur vetëm suksesi i sportistëve e artistëve.
Vetëvendosje e konsideron 2018-n vit të mirë për partinë, me protestën për presidentin dhe me shtimin e anëtarëve të rinj.