Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe sot me të filluar seanca e Kuvendit kanë shpalosur banerin “Drejtësi për Astritin”, duke pamundësuar mbajtjen e seancës, raporton Ekonomia Online.
Vetëvendosje vazhdimisht ka kërkuar që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme,për rastin e vdekjes së 26-vjeçarit, por që ka dështuar të mbledhë nënshkrimet e duhura.
Ndërsa, dje është dorëzuar në Kuvend peticioni me nënshkrime të qytetarëve me anë të së cilave kërkohet mbajtja e seancës së jashtëzakonshme.