Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur në interpelancë ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj për mungesën e oksigjenit, raporton Ekonomia Online,
“Mungesa e oksigjenit medicinal nëpër institucionet publike shëndetësore Qendrore dhe Regjionale si dhe furnizimi me oksigjen nga kompani të palicencuara e kanë shtruar urgjencën e interpelancës me Armend Zemajn, ku edhe duhet të jap llogari në Kuvend para qytetarëve të Republikës”, thuhet në njoftimin e LVV-së.