Vetëvendosje uron Fitër Bajramin nga BIK-u

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 10:30 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Arben Vitija nga Vetëvendosje ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit nga Bashkësia Islame e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai bashkë me Albulena Haxhiun, Saranda Bogujevci dhe Xhelal Sveçla ka shkuar në BIK për t’i uruar festën myftiut Tërnava.

“Si përfaqësues të VV-së kemi ardhur që t’u urojmë Fitër Bajramin të gjithë qytetarëve dhe myftiut Tërnava e bashkëpunëtorëve të tij. Pas muajit të Ramazanit, një muaj sfide, sakrifice, barazie, edhe kjo festë përçon mesazhin e barazisë, harmonisë, ku ndajmë ushqimin me familjarët tanë, dashurinë me të gjithë miqtë e ata që kanë nevojë. Duke përcjellë këtë mesazh të kësaj feste të madhe urojmë për më shumë solidaritet e shoqëri më të barabartë”, ka thënë ai pas vizitës në BIK.


Të ngjashme